Rooney ka disa fjalë për Harry Kanen

Futboll

Rooney ka disa fjalë për Harry Kanen

Më: 26 mars 2023 Në ora: 13:12
Harry Kane

Penalltia e përkthyer në gol nga Harry Kane në përballjen me Italinë nuk i dha vetëm fitoren “tre luanëve”, por e ngriti “bomberin” e Tottenham në majën më të lartë të futbollit anglez teksa arriti të shkonte në kuotën e 54 golave me Kombëtaren, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e “ishullorëve”.

Kane theu rekordin e Wayne Rooney dhe ditën e sotme, legjenda e sulmit anglez dhe të Manchester United ka “thurur” elozhe për “bomberin” e Tottenham, ku nuk kanë munguar as krahasimet me lojtarë elitarë si Robert Lewandowski e Cristiano Ronaldo.

“Jam i sigurt, duke e njohur Harry-n, nuk do t’i shkojë në kokë. Ai nuk do të ndalet.

Mendoj se kur të përfundojë së luajturi, rekordi i golave ​​për kombëtaren do të jetë një numër që një lojtarë tjetër do ta ketë të vështirë ta mposhtë.

Ai dëshiron të jetë si Lewandowski. Ai është një makinë goli, ende në nivelin më të lartë edhe në të 30-at e tij.

Mendoj se do të shënojë mbi 70 gola për Anglinë.

Unë pashë vetëm një lojtar tjetër të të njëjtit lloj dhe ai është Cristiano Ronaldo.

Ata të dy kanë atë që mund të quhet egoizmi i duhur. Ata kanë një obsesion me qëllimet e ndërtuara në to.

Kjo është thelbësore për suksesin e tyre”,- tha për “bomberin” e “tre luanëve”, legjenda e sulmit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat