Media serbe shkruan me neveri: Një lojtar mungoi sepse është edhe mbiemri i kreut të UÇK-së 

Futboll

Media serbe shkruan me neveri: Një lojtar mungoi sepse është edhe mbiemri i kreut të UÇK-së 

Nga: K. Goca Më: 26 mars 2023 Në ora: 14:36
Granit Xhaka

Goli i Granit Xhakës i ka shtrirë përtokë serbët. 

Serbët nuk mund ta durojnë faktin se Granit Xhaka nga Kosova mbrëmë ka shënuar në tokën serbe dhe për fitore e thellë të Zvicrës me rezultat 5:0 ndaj Bjellorusisë.

Mediumi serb “Monda.ba” i kthehet çështjes së Shaqirit dhe Jasharit, për këtë të fundit duke gënjyer se për një arsye nuk ka udhëtuar në Novi Sad. 

“Në tribunat e ‘Karagjorgje ‘ nuk ka pas tifozë, pasi UEFA nuk ka lejuar mbështetje për ndeshjet që luan Bjellorusia në terren neutral.

Sa i përket Xherdan Shaqirit, ai nuk ishte i ftuar për shkak të lëndimit, ndërsa mungoi edhe Ardon Jashari, fanellën e të cilit Granit Xhaka e ka shfaqur pas ndeshjes kundër Serbisë në Doha, me shumë gjasa ka munguar sepse është edhe mbiemri i kreut të UÇK-së.

Zvicra deri në minutën e 29-të avancoi me 3:0 me het-trikun e Steffenit dhe Xhaka në të 62-ën dhe Amdounna në të 65-ën padyshim zgjidhën çështjen e fituesit të ndeshjes.

Pas kësaj, kapiteni i Zvicrës u zëvendësua, ndoshta për shkak se para kësaj mori karton të verdhë”, shkruan media serbe “Monda.ba”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat