Solomon: Rezultati është zhgënjyes me Kosovën

Futboll

Solomon: Rezultati është zhgënjyes me Kosovën

Nga: K. Goca Më: 26 mars 2023 Në ora: 16:28
Pamje nga ndeshja Izraeli - Kosova

Futbollisti i Izraelit, Manor Solomon, tha se e kërkuan fitoren por u befasuan nga Kosova.

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ka barazuar me rezultat 1:1 me Izraelin, në takimin që u zhvillua në Tel Aviv.

Kosova e nisi me këmbë të mbarë Grupi I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

“Ne me të vërtetë donim të fitonim.

Ne e filluam shkëlqyeshëm, ishte një pjesë e parë e shkëlqyeshme. 

Pas barazimit tonë në pjesën e dytë, loja ishte e hapur.

Rezultati është zhgënjyes, por është vetëm fillimi i rrugës.

Nuk jam i shqetësuar, mund ta mposhtim Kosovën jashtë dhe të fitojmë ndeshje të tjera.

Gjithçka është e hapur”, tha Solomon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat