Kolumnisti zviceran i drejtohet ashpër Granit Xhakës: Nuk je asnjë për qind

Futboll

Kolumnisti zviceran i drejtohet ashpër Granit Xhakës: Nuk je asnjë për qind

Nga: K. Goca Më: 27 mars 2023 Në ora: 12:42
Granit Xhaka e Kubilay Türkyilmaz

Kolumnisti i mediumit zviceran “Blick”, Kubilay Türkyilmaz, ka shpreh mendimet e tija për kombëtaren e Zvicrës, pasi e mposhti Bjellorusinë me rezultat 5:0 por ka folur edhe për kapitenin Granit Xhaka. 

“Fakti që tashmë është e qartë se Xhaka do të mbetet kapiten është tjetër çështje.

Nga mentaliteti dhe nga prania e tij dhe vetëbesimi i tij i madh duhet thënë qartë:

Po, Xhaka duhet të vazhdojë të jetë kapiteni ynë.

Nga të gjitha gjërat jashtë fushës, duhet të dalësh në përfundimin e kundërt dhe të thuash: ka pasur kaq shumë gjëra që kanë ndodhur vitet e fundit që janë të padenja për një kapiten, edhe për shkak të paparashikueshmërisë së Granitit.

Kjo është arsyeja pse Xhaka mund të ishte zëvendësuar. Unë jam me komentatorin e SRF-së Sascha Ruefer, i cili gjithashtu e kërkoi atë.

Të festosh rrënjët e tua kosovare apo shqiptare në momente euforie nuk është e mundur!

Kështu ndodhi në Kupën e Botës 2018.

Dhe tani përsëri në Katar.

Kur futesh në kombëtare nuk je as një për qind kosovar apo turk.

Por njëqind për qind zviceranë.

Kështu ishte me mua.

Kështu duhet të jetë rasti me çdo lojtar tjetër”, ka thënë mes të tjera Türkyilmaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat