Kukësi “fërkon duart” për Europën

Futboll

Kukësi “fërkon duart” për Europën

Më: 29 mars 2023 Në ora: 13:16
Kukësi

Vllaznia rikthehet në fushë të shtunën ndaj Bylis, për të tentuar kthesën, tashmë me Auron Milotin në stol. Humbja me Laçin regjistroi ndeshjen e pestë radhazi në kampionat pa fitore, çka solli dhe largimin e Mirel Josës.

Skuadra shkodrane, nga pretendimet për titull, tashmë e gjen veten në mesin e tabelës duke u renditur në vendin e pestë me 37 pikë, duke patur një diferencë prej 7 pikësh me vendin e parë. Kuqeblutë janë vetëm 1 pikë larg vendit të tretë e dy ndeshjet e radhës i luajnë në “Loro Boriçi”, çka mund të jetë një faktor favorizues për t’u rikthyer në rruëgn e mbarë.

Deri në fund kanë mbetur dhe 10 ndeshje, por tre nga katër skuadrat që kanë mbi veten i presin në Shkodër, me Erzenin, Tiranën dhe Egnatian që do të jenë mysafirë të Vllaznisë. Në Shkodër besojnë shumë se me ndryshimet në pankinë mund të bëjë që skuadra të rifutet në objektivin titull.

Në anën tjetër, skuadra që ka shkëlqyer në fazën e tretë është Kukësi. Verilindorët kanë marrë 3 fitore dhe 1 barazim në katër ndeshjet e fundit, duke patur rendimentin më të lartë në fazën e tretë me 16 pikë deri më tani.

Në vendin e dytë pas verilindorëve në këtë statistikë renditen Partizani e Teuta me nga 14 pikë secila. Kujtojmë se pas 18 javësh, kuksianët ndodheshin me vetëm 19 pikë në vendin e fundit së bashku me Kastriotin, ndërsa tani, pozicionohen vetëm 3 pikë nga Egnatia e vendit të tretë.

Rrahman Hallaci ka ndryshuar fytyrën e skuadrës, që nga hijet e fundit të tabelës tashmë ka nisur që të mendojë dhe zonën europiane. Verilindorët presin Egnatian në përballjen e javës së 27-të që është dhe përballja e fundit e fazës së tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat