Zbulohet paga e Arijan Ademit në Kinë

Futboll

Zbulohet paga e Arijan Ademit në Kinë

Më: 31 mars 2023 Në ora: 11:01
Arijan Ademi

Arijan Ademi u prezantua te klubi i tij i ri, Beijing Guoan, që garon në Premier Ligën kineze.

Dinamo Zagrebi mori një milion euro dëmshpërblim për kapitenin e saj Arijan Ademi dhe ai nënshkroi kontratë trevjeçare me skuadrën kineze nga Pekini.

Në Kinë, Ademi do të fitojë maksimumin e lejuar 1.4 milionë euro në vit, raportojnë mediat kroate.

Ademi ka bërë 373 paraqitje për Dinamon, duke mbajtur kështu vendin e dytë në listën e lojtarëve të klubit me më së shumti paraqitje në ndeshjet zyrtare dhe mban rekordin për numrin e paraqitjeve në garat e klubeve të UEFA-s – ka luajtur 104 ndeshje evropiane.

Me Dinamon fitoi 21 trofe, 11 prej të cilëve kampionë.

Beijing Guoan prezantoi sot skuadrën për sezonin e ri që nis më 15 prill dhe teksa prezantuan kapitenin e Dinamos zbuluan edhe numrin në fanellën që do të veshë.

Arijan Ademi ka lindur më 29 maj 1991 dhe futbollin e ka filluar në Shibenik. Ka luajtur për Shibenikun, Lokomotivën dhe Dinamon, kapiten i së cilës për shumë vite.

Në sezonin 2023, Ademi do të mbajë numrin 45’ në fanellën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat