Federata Franceze nuk lejon kohën e iftarit në ndeshje

Futboll

Federata Franceze nuk lejon kohën e iftarit në ndeshje

Më: 31 mars 2023 Në ora: 14:19
Pamje nga një ndeshje në Francë

Federata Franceze e Futbollit u ka dërguar një email zyrtar klubeve dhe zyrtarëve të ndeshjeve për t`ua kujtuar atyre ndalimin e ndërprerjes së lojës në kohën e iftarit.

Derisa Liga Premiere do të japë pushim gjatë ndeshjeve në kohën e iftarit gjatë periudhës së Ramazanit, në mënyrë që futbollistët e besimit mysliman të mund të konsumojnë ujë dhe ndonjë gjë tjetër, Federata Franceze e Futbollit dhe Komisioni i Gjyqtarëve, nuk e kanë parë të arsyeshme një gjë të tillë. Madje, ato ua kujtuan zyrtarëve të ndeshjeve ndalimin e kësaj praktike.

“Futbolli nuk merr parasysh konsideratat politike, fetare, ideologjike apo sindikale të lojtarëve. 

Ky parim vlen për të gjithë: organet - klubet - mbajtësit e licencës – gjyqtarët. I takon të gjithë aktorëve të sigurojnë respektimin e tij”, shkruhej në emailin e Federatës Franceze, njofton mediat e atjeshme. Liga Franceze ka numër të madh të futbollistëve mysliman, të cilët e agjërojnë muajin e Ramazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat