Gjeorgjiani shpallet për të tretën herë “Lojtari më i mirë i muajit”

Futboll

Gjeorgjiani shpallet për të tretën herë “Lojtari më i mirë i muajit”

Më: 31 mars 2023 Në ora: 14:27
Khviça Kvaratskhelia

Khviça Kvaratskhelia ka pushtuar Italinë dhe këtë e tregojnë jo vetëm numrat e tij me Napolin dhe ecuria fantastike që “Axurrët” kanë pasur këtë sezon, mbi të gjitha në Serinë A, por edhe çmimet individuale të gjeorgjianit.

22-vjeçari ka fituar çmimin e “Lojtarit me të mirë të muajit mars” në Serinë A, që është i treti për të gjatë këtij sezoni dhe i dyti radhazi pas atij të fituar në muajin shkurt.

Numrit 77 të Spaletit, që në sezonin e tij debutues ka arritur të mbërrijë në numër dyshifror golash dhe asistesh duke formuar bashkë me Osimhenin një nga dyshet më kërcënuese të Europës, do t’i dorëzohet çmimi të dielën në mbrëmje, atëherë kur Napoli të përballë Milanin në “Diego Armando Maradona”, siç ka komunikuar Liga e Serisë A në komunikatën e saj zyrtare.

Çmimi i tretë gjatë këtij sezoni, e bën anësorin edhe lojtarin e parë në vendin fqinj që arrin të marrë kaq herë këtë çmim, por me performancat që vazhdon të dhurojë gjeorgjiani, nuk është çudi që të shtojë një tjetër trofe individual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat