Osimhen lëndohet

Futboll

Osimhen lëndohet

Më: 31 mars 2023 Në ora: 17:12
Victor Osimhen

Victor Osimhen nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletit për ndeshjen e së dielës ndaj Milanit, në kuadër të Serie A.

Osimhen është rikthyer nga kombëtarja e Nigerisë me një shqetësim në këmbën e majtë. Gjendja e tij do të vlerësohet në javën e ardhshme, raporton Corrieredellosport.

Ai me siguri do të mungojë edhe ndaj Lecces, duke bërë gjithçka për t’u rikuperuar në takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Milanit.

Për momentin, megjithatë, ai konsiderohet ende i rrezikuar edhe për 12 prillin, ndërsa për ndeshjen kthyese mund të jetë në dispozicion.

Spalleti pritet që ta fus Simeonen nga minuta e parë në qendër të sulmit napolitan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat