Tifozët: Ka vetëm një kapiten!

Futboll

Tifozët: Ka vetëm një kapiten!

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:18
Del Piero

Juventusi e rifilloi kampionatin kundër Veronës, në atë që mund të jetë muaji më vendimtar i sezonit.

“Allianz Stadium” ishte plot, biletat e shitura të gjitha.

Edhe koreografia në fillim të ndeshjes nuk linte shumë hapësirë për interpretime sesi juventinët synojnë ta përjetojnë këtë fazë finale të sezonit që premton të jetë asgjë më pak se e zjarrtë, brenda dhe jashtë fushës.

“Të bashkuar”, është e njëjta fjalë kyçe që zyrtari i klubit, Dj Nanà, shton prej disa kohësh në përfundim të leximit të formacioneve. Dhe është i njëjti koncept që presidenti Xhianluka Ferrero theksoi qartë në takimin e zyrtar që u mbajt gjatë ditës.

Aleks Del Piero ishte gjithashtu në stadium.

Kjo edhe për shkak sepse disa akademi të Juventusit nga e gjithë bota janë mbledhur në Torino dhe ai i përket asaj të Los Anxhelesit. Prezenca e ish-kapitenit të Juventusit sigurisht që nuk mund të kalonte pa u vënë re, pak si në prillin e vitit të kaluar.

I vlerësuar tashmë që nga mbërritja e tij me makinë, një Fiat 500 i bardhë i stilizuar, i kompletuar me një “10” në dyer. Ish-futbollisti në timon, djali i tij Tobias ulur në anën e pasagjerit…;

Del Piero tregoi disponueshmëri të bollshme për fansat e “selfie”-ve dhe autografeve.

“Më shtrëngo dorën, është ëndrra ime”; “Kthehu në klub, ne kemi nevojë për ty”; “Ka vetëm një kapiten”, – këto ishin vetëm disa nga konsideratat e tifozëve bardhezinj në ato momente, në të cilat ai arriti të bëjë të paktën një njëqind syresh të lumtur.

Ndërkohë, jehoi përshëndetja zyrtare e “Allianz Stadium” (“Ka vetëm një kapiten”) në minutën e 22-të, me ndeshjen e ndërprerë. Del Piero u ngrit në këmbë për t’iu përgjigjur përshëndetjeve dhe tifozëve që e brohorisnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat