Shqipëria, për herë të parë në Botërorin e minifutbollit

Futboll

Shqipëria, për herë të parë në Botërorin e minifutbollit

Më: 2 prill 2023 Në ora: 14:58
Shqipëria

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë dhe kualifikohet në Kupën e Botës në Esen të Gjermanisë.

Përfaqësuesja “kuqezi” në miniftuboll triumfoi me rezultatin 1-4 ndaj Qipros, duke prerë kështu një biletë për të shkuar në Gjermani, në muajin qershor.

Ishin qipriotët ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 11’ me Tsitsos Megjithatë vetëm pak minuta më pas, më saktë në minutën e 15’ Endri Kaca barazoi për Shqipërinë, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.

Në pjesën e dytë skuadra “kuqezi” tregoi tjetër fytyrë dhe shënoi edhe tre herë të tjera me Armand Gapi në minutën e 22’, ndërsa Xhulio Reci realizoi dy gola të tjetër në minutën e 27’ dhe të 30’, duke bërë “poker”.

Kështu pas këtij triumfi, djemtë “kuqezi” festuan kualifikimi për herë të parë të Shqipërisë së minifutbollit në një kupë bote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat