Kroati del nga vetja në Kosovë

Futboll

Kroati del nga vetja në Kosovë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 17:45
Andrej Panadiç

Ferizaj pësoi humbje 3:1 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri kroat i Ferizajt, Andrej Panadiç, ka thënë se ai është i zhgënjyer me këtë rezultat, por që nuk i ka fajësuar futbollistët e tij.

Ai në një farë mënyre del nga vetja në Kosovë

“Fillimisht dëshiroj t’i përgëzoj nga zemra lojtarët”, ka thënë fillimisht trajneri i Ferizajt.

“Lojtarët e mi nuk humbën lojën nga Dukagjini, por nga disa situata tjera.

Nuk dua të diskutoj për këto gjëra, por nuk jam budalla”.

“Prej moshës 17-vjeçare jam në futbollin profesionist dhe nëse dikush e ka shikuar me sinqeritet këtë ndeshje, e din se kush e ka fituar ndeshjen, asgjë më shumë”, ka shtuar më tej Panadiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat