Pranon frikën

Futboll

Pranon frikën

Më: 3 prill 2023 Në ora: 12:45
Pamje nga një ndeshje

Çfarë i mungon këtij Interi? Henrik Mkhitarian nuk iu fsheh kësaj pyetjeje dhe pas sfidës me Fiorentinën u tregua aq i ndershëm sa edhe i ashpër me veten dhe skuadrën e tij, duke pranuar vështirësitë përpara portës.

“Ky është momenti më i vështirë i Interit që kur unë kam mbërritur në Milano.

Për mendimin tim, mungon goli. Ne nuk kemi shënuar në tri ndeshje dhe gjithashtu ndaj Fiorentinës nuk mundëm të shënonim ato 3-4 raste që patëm dhe të mbyllnim takimin.

Ndihem përgjegjës edhe për rastin që shpërdorova, por duhet të jemi më të qetë para portës.

Mendoj se është një problem psikologjik. Duam shumë të shënojmë, por nuk e di nëse është frikë, mungesë përqendrimi apo adrenalinë e tepruar dhe siguri në vetvete.

E vërteta është që në metrat e fundit po bëjmë gabime, mungon ligësia dhe ky nuk është faji i trajnerit, por vetëm yni”.

33-vjeçari tregoi edhe klimën që ekziston në dhomat e zhveshjes, përpara Juventusit.

“Jemi një ekip i pjekur, flasim me njëri-tjetrin

. E dimë të gjithë që mund të përmirësohemi ende, por duke menduar për Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, ne nuk duhet të harrojmë kampionatin. Juvja?

Një tjetër ndeshje e vështirë, në një kompeticion tjetër dhe duhet të jemi të qetë.

Të kthehemi në rrugën e duhur ndaj Juventusit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat