A do të kemi finale shqiptare në Kupën e Maqedonisë së Veriut?

Futboll

A do të kemi finale shqiptare në Kupën e Maqedonisë së Veriut?

Nga: K. Goca Më: 4 prill 2023 Në ora: 15:53
Pamje nga një ndeshje

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, priten me kureshtje nga dashamirët e futbollit.

A do të kemi finale shqiptare? 

Nesër (15.00) do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, në Strugë, skuadra e Struga Ttrim Lum takohet me Sileksin, ndërsa Shkendijës në Tetovë ballafaqohet me Makedonija GP.

Kapiteni i Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani, në prag të duelit të nesërm me Sileksin, ka thënë mes të tjera për mediumin maqedon “Sportmedia”: “Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, Sileksi është një ekip i madh, do të jetë vështirë për ne, këto ndeshje në Kupë janë specifike, por shpresoj t'ia dalim.

Nuk e fshehim se duam të kualifikohemi në finalen e madhe”.

“Megjithatë, ne luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, jemi maksimalisht të motivuar, e dimë që duhet të japim maksimumin.

Unë personalisht besoj në këtë ekipin tonë që mund të festojnë nesër”, tha mes të tjera Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat