Aleksander Ceferin foli kundër Superligës Europiane në Kongresin numër 47 të UEFA-s, që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
Përpara marrjes së mandatit të dytë të plotë (nuk ka kundërshtarë në garën e sotme), slloveni deklaroi: “Ka klube që po e menaxhojnë veten në mënyrë të pamatur. Ne mbështetemi në meritat sportive.
Nuk ka vend për kartele në futbollin europian.
Futbolli nuk është pronë e askujt, në realitet i përket të gjithëve. Interesi i përgjithshëm duhet të jetë më i madh se interesi individual i tre klube”, shprehet Ceferin duke iu referuar Realit, Barcelonës dhe Juventusit.
“Ata që promovuan këtë projekt thonë se duan të shpëtojnë futbollin.
Superliga është kthyer si personazhi i Kësulëkuqes: një ujk me veshjen e një gjysheje.
Me kë po tentojnë të tallen? Ata janë kartele mbi meritokracinë dhe demokracinë.
Janë paratë mbi trofetë. Ligat kombëtare duhet të vazhdojnë të jenë gurët e themelit të futbollit.
Ne kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të mbrojtur modelin”, theksoi Ceferin.