UEFA nuk e përjashton Bjellorusinë nga garat

Futboll

UEFA nuk e përjashton Bjellorusinë nga garat

Më: 5 prill 2023 Në ora: 19:07
Bjellorusia

UEFA në takimin e mbajtur në Lisbonë nuk ka marrë vendim për të ndaluar Bjellorusinë nga garat e saj për shkak të mbështetjes së agresionit rus ndaj Ukrainës. Kjo pavarësisht presionit nga ligjvënësit e Bashkimit Evropian.

Megjithatë tani për tani Bjellorusisë i është hequr vetëm e drejta e organizimit të Kampionatit Evropian të Femrave U-19 2025.

“Unë thashë se çështja do të diskutohej dhe se vetëm Komiteti ekzekutiv mund të merrte një vendim dhe askush tjetër”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Kemi pasur një diskutim, kemi hequr organizimin e Kampionatit Evropian për femra nën 19 vjeç".

Ai e ka parë qershorin si orar ku mund të merret ndonjë vendim. 

“Për pjesën tjetër do të studiojmë situatën dhe do të shohim se çfarë do të vendosim në mbledhjen e ardhshme të komitetit ekzekutiv më 28 qershor”, ka thënë Ceferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat