​Llapi për humbjen nga Gjilani: Ishte ditë e keqe

Futboll

​Llapi për humbjen nga Gjilani: Ishte ditë e keqe

Më: 5 prill 2023 Në ora: 22:45
Llapi

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Llapi e ka konsideruar si një ditë të keqe humbjen nga Gjilani në Podujevë me rezultat 2-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatinës është e bindur se ky rezultat mund të përmbysen në ndeshjen kthyese në Gjilan që zhvillohet më 19 prill.

Ata gjithashtu kanë kërkuar mbështetje sa më të madhe nga tifozët për ta arritur objektivin e kalimit në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Postimi i plotë i Llapit në “Facebook”:

Asgjë nuk ka përfunduar, janë në lojë edhe 90-minuta tjerë.

Besojmë se sot ishte vetëm një ditë e keqe për ekipin dhe asgjë tjetër.

Kemi besim se me angazhim maksimal dhe dëshirë për të triumfuar, do t'ia dalim në ndeshjen kthyese.

Ekipi ka nevojë për mbështetje dhe mbështetja juaj do na forcoj të kalojmë tutje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat