Xavi e pranon: Ishte humbje tepër e rëndë

Futboll

Xavi e pranon: Ishte humbje tepër e rëndë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:11
Xavi

Gjatë këtij sezoni, Xavi ka një bilanc pozitiv ndaj Real Madrid, duke fituar 3 dhe humbur 2.

Por, “El Clasico” i djeshëm, i pesti për këtë sezon, la një shije të hidhur.

Barça u mposht në shtëpi nga Reali mbrëmjen e djeshme me rezultatin e thellë 4-0, dhe ky rezultat bëri që “Los Blancos” të shkonin në finalen e Kupës së Mbretit.

Pas përfundimit të ndeshjes, Xavi ka folur duke theksuar se ishte një humbje tepër e rëndë për ta.

“Unë mendoj se në plan të parë, 45 minutat e para i kemi pasur më mirë se Reali dhe meritonim më shumë se një rezultat 0-1 në favor të tyre.

Ata janë kampionët e Spanjës në fuqi, janë kampionët e Europës në fuqi.

Gjithsesi, përtej zhgënjimit, unë mendoj se skuadra ime ka luftuar deri në fund, nuk është dorëzuar.

Nuk dëshiroja që “El Clasico” të mbyllej me aq shumë tension në fund, por këto gjëra janë të pranueshme”, ka shpjeguar Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat