Arsenal përforcon mesfushën

Futboll

Arsenal përforcon mesfushën

Më: 6 prill 2023 Në ora: 16:51
Logo e Arsenalit

Arsenali është i interesuar për mesfushorin e Everton, Amadou Onana. Lojtari pëlqehet shumë nga Mikel Arteta dhe e sheh belgun një afrim me peshë për mesin e fushës.

E ardhmja e futbollistit varet nga qëndrimi apo jo në kategorinë më të lartë të futbolli anglez i klubit nga Liverpooli.

Evertoni kërkon një shifër jo më të vogël se 60 deri në 70 milionë euro. Ky është sezoni i parë i Onana në Premier League, ndërkohe që ka luajtur me Lille në Francë dhe Hamburgun në elitën gjermane. Kontrata e 27-vjeçarit skadon në 2027, por agjenti lojtarit po kërkon një klub të favorshëm për lojtarin e tij. Mbetet për t’u parë cila do të jetë lëvizja e rradhës e “topçinjve”.

Reali i Madridit dhe Mariano Diaz do të ndahen përfundimisht në fundin e këtij sezoni. Sulmuesit nga Republika Domenikane i mbaron kontrata këtë verë dhe klubi nuk do t’i ofrojë rinovim. Mariano ka luajtur shumë pak këtë sezon duke qënë jashtë planeve të Carlo Ancelottit këtë edicion.

29-vjeçari ka oferta nga Premier League, ku konkretisht West Ham United dhe Leeds United kanë shprehur mundësinë e nënshkrimit me lojtarin. Por për futbollistin mund të ketë dhe një rikthim në Ligue 1 te skuadra e Nice, pasi më parë ka luajtur për Lyon për vetem 1 sezon, klub ky që e shiti për 21 milionë euro te Reali i Madridit në 2018.

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag kërkon një mësfushor cilësor për të forcuar këtë repart. Emri më i pëlqyer nga holandezi është lojtari i Southampton, James Ward-Prowse.

Anglezi ka një kontratë me klubin nga Hampshire deri në vitin 2026, por pozicioni i keq i klubit në fundin e tabelës dhe gjasat e mëdha që të bien një kategori më poshtë, e bëjnë më të mundur transferimin e 28-vjeçarit në Old Trafford. Ward-Prowse luan për Southampton prej vitit 2012 duke qënë shtylla e skuadrës. Për lojtarin gjithashtu interesohet edhe Aston Villa me Neëcastle.

Liverpuli po ndjek nga afër futbollistin e Salzburgut, Luka Sucic. Talenti 20-vjeçar do të largohet nga Austria këtë sezon, me Liverpulin e avantazhuar për të nënshkruar me futbollistin që cilësohet si Luka Modric i ardhshëm.

Salzburgu kërkon për Sucic një shumë prej 17 milionë paundë.

Të kuqtë e kanë monitoruar për një kohë të gjatë kroatin që luan prej 3 sezonesh në bundesligen austriake. Lojtari është pjesë e kombëtares U21 të Kroacisë, duke shënuar 4 gola në 9 ndeshje në kualifikueset e europianit për grupmoshën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat