Federata Spanjolle e Futbollit ia huq me të madhe, e vendos Barçën në finale

Futboll

Federata Spanjolle e Futbollit ia huq me të madhe, e vendos Barçën në finale

Më: 6 prill 2023 Në ora: 21:26
Federata ia huq

Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë një huqje të madhe në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Ata publikuan paralajmërimin e finales së Kupës së Mbretit, por me një gabim trashanik.

Ata vendosën Barcelonën si finaliste ndaj Osasunas, në vend të Real Madridit.

Ky gabim u përmirësua shpejt, por nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët.

Kujtojmë se dje, Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultat 0:4 në Camp Nou, duke e siguruar finalen ndaj Osasunas.

Ndeshja finale mes Real Madridit dhe Osasunas luhet më 6 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat