Tërmeti 6.9 ballë shkakton panik, ndërpritet ndeshja

Futboll

Tërmeti 6.9 ballë shkakton panik, ndërpritet ndeshja

Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:01
Pamje nga ndeshja

Gjatë ndeshjes mes Atlético Chiriquí dhe Universitarios në stadiumin “San Cristóbal”, Panama, u regjistroi një tërmet të fortë, që detyroi zyrtarët ta ndërprisnin takimin prej frikës së krijuar.

Tërmeti me magnitudë 6.9 ka ndodhur në minutën e 61-të të lojës.

Gjithçka ka nisur të lëkundjet, me spektatorët që u larguan të tmerruar nga tribuna, duke iu bashkuar lojtarëve në fushë.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë tani…”, – tha një prej komentatorëve.

E vërteta është se kjo dridhje në stadiumin “San Cristobal” është shumë e fortë.

Nuk e di protokollin kur kjo ndodh në një ngjarje sportive, do të mendoja se ndeshja mund edhe të ndërpritet”, u dëgjua gjatë transmetimit.

Ndeshja u ndërpre për 30 minuta dhe fatmirësisht rifilloi më vonë pa asnjë pasojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat