Çlirohen te Milani

Futboll

Çlirohen te Milani

Më: 7 prill 2023 Në ora: 15:05
Logo e Milanit

Gazeta prestigjioze portugeze, Record raporton një lajm të bujshëm mbi Rafael Leao. Francezët e Lille do të marrin përsipër shlyerjen e plotë të borxhit që sulmuesi i detyrohet Sportingut të Lisbonës, pas përfundimit të njëanshëm të kontratës në vitin 2018.

Në total, francezët do të derdhin në arkat e portugezëve 20.3 milionë euro. Lille e transferoi Leaon në verën e vitit 2018, ku lojtari zgjidhi në mënyrë të njëanshme kontratën.

Në këtë rast ai shfrytëzoi një agresion që një grup tifozësh i bëri ekipit dhe u largua drejt kampionatit francez me parametra zero.

Gjykatat në Portugali i dhanë të drejtë klubit. Por FIFA vendosi në favor të lojtarit deri në çastin kur gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ktheu vendimin e FIFA-s dhe doli në krah të Sportingut.

Më pas Lille e shiti Leaon te Milani për 30 milionë euro. 23-vjeçari po shkëlqen te kuqezinjtë dhe në sezonin e kaluar ku Milani fitoi Serinë A, ai u shpall lojtari më i mirë në kampionatin italian.

Leao është në qendër të vëmendjes për shkak të kontratës së tij, që i skadon në verën e vitit 2024. Drejtuesit e Milanit dëshirojnë t’i rinovojnë kontratën, por ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët.

Një nga arsyet kryesore është edhe borxhi që Leao i detyrohet Sportingut. Në rast se Lille do të marrë përsipër të gjithë shumën rinovimi i Leaos me Milanin mund të jetë më pranë se kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat