Mesfushori shqiptar i dhuron 3 pikë Bristol Cityt në përmbysjen spektakolare

Futboll

Mesfushori shqiptar i dhuron 3 pikë Bristol Cityt në përmbysjen spektakolare

Më: 7 prill 2023 Në ora: 18:27
Anis Mehmeti

Vetëm 4 minuta në fushë i mjaftuan Anis Mehmetit ditën e sotme për të gjetur golin e parë me fanellën e Bristol Cityt në Championship-in anglez.

Talenti shqiptar u fut në fushë në minutën e 81-të, duke zënë vendin e Bell, teksa në të 85-tën, shënoi golin e fitores 1-2 kundër Stokes në transfertë.

Vendasit shënuan të parët në minutën e 36-të, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që Vyner dhe Mehmeti përmbysën gjithçka në minutat 72 dhe 85. Kjo ishte fitorja e 13-të në kampionat për Bristol Cityt, ndërkohë që për Mehmetin, goli i parë erdhi në ndeshjen e tij të 11-të.

22-vjeçari gjithashtu ka regjistruar edhe 1 asist në kampionat.  

Pas ndeshjes, shqiptari i është vendosur epiteti “Magjiku Mehmeti” nga mediat britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat