Ochoa: Çfarë më thanë lojtarët e Interit, dua Botërorin e gjashtë

Futboll

Ochoa: Çfarë më thanë lojtarët e Interit, dua Botërorin e gjashtë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 11:48
Pamje nga një ndeshje

Interi la sërish pikë në kampionat. Këtë herë barazim 1-1 ndaj Salernitanës në transfertë.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Gosens, zikaltrit u befasuan nga goli i Candrevës në minutën e fundit.

Skuadra e Simone Inzaghit krijoi shumë raste, por goli i dytë nuk erdhi. Për gabime të lojtarëve, por kryesisht për meritë të Guillermo Ochoas, i cili kreu disa pritje fantastike. 10 në total.

“Futbollistët e Interit më komplimentuan pas ndeshjes, edhe pse ishin të zemëruar për barazimin.

Jemi shumë të kënaqur me pikën e marrë.

Skuadra bëri një punë të mirë, ndërkohë që ia dolëm të shënonim një gol të bukur me Candrevën”, deklaroi portieri meksikan.

37-vjeçari po e shijon eksperiencën italiane. Ochoa ka edhe një objektiv.

Ai dëshiron të luajë një tjetër Kupë Bote me Meksikën e tij. Do të ishte Botërori i gjashtë, si askush tjetër më parë.

“Salerno po më jep shumë, jam shumë i lumtur që po luaj në futbollin italian.

Mbaj mend që shikoja Buffon, Toldo, Frey, Julio Cesar, Dida dhe Pagliuca në TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat