Rinovimi i dy prej veteranëve të Realit të Madridit, Toni Kros dhe Luka Modriç, është në rrugën e duhur.
Kjo është, të paktën, ajo që zbuloi trajneri italian i “los blancos” në konferencën për shtyp para ndeshjes së Realit kundër Vijarrealit.
“Unë mendoj se ka progres në bisedimet me ta dhe besoj se në fund do të arrihet gjuha e përbashkët për rinovimin e tyre”, deklaroi trajneri i Realit të Madridit.
Të dy lojtarët, shtuar dhe kapitenin Benzema konsiderohen si shtyllat e Realit dhe kjo është arsyeja përse prej muajsh klubi është ulur në bisedime me ta për të parë mundësinë e rinovimit të kontratës.
Kujtojmë se të tre veteranëve u skadon kontrata aktuale me klubin në fund të sezonit.