Malisheva senzacionale, i merr pikë Ballkanit në Therandë     

Futboll

Malisheva senzacionale, i merr pikë Ballkanit në Therandë     

Nga: K. G. Më: 8 prill 2023 Në ora: 16:59
Pamje nga një ndeshje

Ballkani i Therandës ka mbetur i shtangur në fund, duke luajtur baras 2:2 me Malishevën, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollisti Van-Dave Harmon ka shënuar në minutën e 60-të dhe Edvin Kuç në atë të 84-tën, për epërsinë 2:0 të therandasve.

Sobowale ka shënuar në minutën e 87-të dhe Maliqi në minutën e 90+4-të, duke barazuar rezultatin 2:2.

Drita kryeson me 56 pikë, duke e lënë pas Ballkanin me 55 dhe Malisheva është në pozitën e shtatë me 30 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat