Me këtë notë vlerësohet Granit Xhaka në derbin e madh anglez

Futboll

Me këtë notë vlerësohet Granit Xhaka në derbin e madh anglez

Nga: K. Goca Më: 9 prill 2023 Në ora: 22:21
Granit Xhaka feston me Gabriel Martinellin

Granit Xhaka me Arsenalin janë shumë afër titullit të kampionit në Angli.

Arsenali kryeson me 73 pikë por ka një ndeshje dhe 6 pikë më shumë se Manchester City pas 30 jave në Premier League.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Xhaka, u paraqit titullar për Arsenalin, ku barazuan me rezultat 2:2 me Liverpoolin në stadiumin “Anfield”.

Djaloshi nga Kosova u vlerësua me notën 6.4 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Gabriel Martinelli i Arsenalit, është futbollist i ndeshjes, me notën 8.0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat