Barcelona nuk e shfrytëzoi gabimin e Realit, barazon me Gironan

Futboll

Barcelona nuk e shfrytëzoi gabimin e Realit, barazon me Gironan

Më: 11 prill 2023 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Barcelona e ka humbur mundësinë që të këtë 15 pikë më shumë së Real Madridi në La Liga. Ata barazuan me rezultat 0-0 ndaj Gironas në ndeshjen e fundit të xhiros së 28 të La Ligës.

Barcelona, edhe pse ka munguar nuk ka arritur më shumë së një barazim kundër Gironas në kuadër të xhiros së 28-të të La Ligës.

Rasti i parë në këtë ndeshje ishte një pasim për Robert Lewandowski (5’), i cili goditi me të parën dhe topi shkoi mbi shtyllë.

Raphinha (36’) arriti të hyjë mirë në zonë dhe goditi por që goditja e tij u devijua nga futbollistët mbrojtës. Topi ishte jashtë loje. Barcelona një minutë më vonë ishte afër që të shënonte nga goditja e lirë.

Ronald Araujo (Barcelona) humbi mundësinë më të mirë për të shënuar por kur u mendua që topi po përfundonte në rrjetë, Paulo Gazzaniga bëri një pritje të mahnitshme për t’ia mohuar atij golin.

Barcelona e filloi furishëm pjesën e dytë. Eric Garcia (47’) kapi një pasim të Raphinhas nga goditja e lirë, por goditja e tij me kokë përfundoi mbi shtyllë.

Girona humbi mundësinë më të mirë për të shënuar në minutën e 55-të. Taty Castellanos (Girona) mori një pasim brilant dhe humbi një mundësi të artë duke dërguar topin shumë afër shtyllës së djathtë të portës.

Robert Lewandowski (78′) ishte afër për të shënuar nga goditja e lirë, por topi u devijua nga një lojtar kundërshtar.

Një minutë më vonë Jordi Alba arriti që të pasojë topin brenda në zonë. Robert Lewandowski e mori ata por e humbi atë shkaku i një mbrojtësi.

Gavi pati një rast të mirë në minutën e katër shtesë të ndeshjes por goditja e tij me kokë u prit nga portieri.

Rasti tjetër, i fundit në këtë ndeshje ishte ai i Robert Lewandowski (Barcelona) ku ai goditi por përsëri në vend ishte portieri i Gironës.

Barcelona vazhdimisht sulmoi në këtë ndeshje por që nuk arriti që ta fitojë atë.

Pas 28 xhirove Barcelona është në vendin e parë me 71 pikë, 13 pikë më shumë së Real Madridi që është në vendin e dytë. Girona është në vendin e 11 me 35 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Barcelona do të luajë kundër Getafes si mysafirë më 16 prill, derisa Girona luan kundër Elches në shtëpi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat