Sulmuesi i Italisë dhe një afrim falas nga Franca

Futboll

Sulmuesi i Italisë dhe një afrim falas nga Franca

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:06
Milani

Xhanluka Skamaka mund të jetë goditja e Milanit në sulm gjatë verës. Deri më tani ka shënuar 8 gola në 27 ndeshje sezonale.

Numerikisht një rendiment më se i mjaftueshëm, edhe në raport me minutat (1342) e shpenzuara në fushë. Pikërisht për shkak se nuk është titullar i rregullt i skuadrës së Dejvid Mojes, numri 7 mund të rikthehet në Serinë A.

Milani, një klub që e ndjek prej disa vitesh, është kandidati kryesor për shërbimet e tij. Në fakt, flitet për mundësinë e huazimit me të drejtë blerjeje të vendosur në 18 milionë euro.

Në këto kushte, një operacion për t’u mbyllur mjaft shpejt: nga ana tjetër, ai është ende një qendërsulmues i fortë, në perspektivë, brenda kombëtares italiane.

“PYKË” FALAS – Pak ditë më parë, gazeta spanjolle “Relevo” raportoi se Musa Dembele është një objektiv i “djallit” për merkaton e ardhshme të verës.

Sulmuesi me origjinë nga Mali, i lindur në vitin 1996, mund të mbërrijë në Milano falas pasi kontrata e tij me klubin aktual, Olympik Lion, skadon më 30 qershor dhe nuk do të rinovohet.

Në fakt, ai nuk po shkëlqen këtë sezon dhe deri më tani ka shënuar 3 gola e ka dhënë një asist në 27 ndeshje midis Ligë 1 (22) dhe Kupës së Francës (5), në vetëm 1,043′ në fushë.

Një bast i guximshëm, ndoshta, për një Milan që do të kishte nevojë për siguri në vend të Origit dhe/ose Ibrahimoviçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat