Theo Hernandez ka besim

Futboll

Theo Hernandez ka besim

Më: 11 prill 2023 Në ora: 15:19
Theo Hernandez

Milan do të ndeshet nesër në mbrëmje kundër Napolit në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League.

Edhe pse janë përballur shumë herë në Serie A, ky kompeticion dhuron emocione të tjera dhe presioni do të jetë më i lartë se asnjëherë.

Gjithsesi, në konferencën për shtyp të Milanit, pasi trajneri Pioli foli rreth përgatitjes të kësaj sfide, Theo Hernandez është pyetur nga gazetarët nëse Milani mund ta fitojë Championsin, dhe mbrojtësi i talentuar francez nuk ka nguruar të japë mendimin e tij me një fjali të vetme.

“Po, besoj se ne mund ta fitojmë Champions League, por tani le të fokusohemi vetëm te ndeshja e nesërme”, është shprehur ai/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat