Ofertë nga Turqia për portierin Visar Bekaj

Futboll

Ofertë nga Turqia për portierin Visar Bekaj

Më: 11 prill 2023 Në ora: 15:44
Visar Bekaj

Visar Bekaj është padyshim nja nga protagonistët e këtij sezoni me Tiranën, me portierin bardheblu që ka ndihmuar skuadrën me pritjet e tij.

Kjo gjë ka rënë në sy edhe jashtë Shqipërisë, ku siç duket po bëhen gati oferta për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

Siç bëhet me dije, një klub nga Superliga turke ka dërguar një ofertë në zyrat e Tiranës, ndërsa Bekaj është duke e shqyrtuar mundësinë e një transferimi të mundshëm në verë.

Kujtojmë që Bekaj u shpall dhe portieri më i mirë i kampionatit për sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat