Messi bën Juven të dridhet

Futboll

Messi bën Juven të dridhet

Më: 11 prill 2023 Në ora: 16:32
Messi

Në këto ditë po flitet shumë në lidhje me të ardhmen e Lionel Messi-t.

Kontrata e argjentinasit me PSG-në skadon në fundin e këtij sezoni dhe, për momentin, nuk e ka pranuar ofertën për rinovimin.

Kampioni i botës kërkon të mendohet mirë, të vlerësojë çdo mundësi, me Premier League që mbetet një mundësi e vogël dhe Arabinë Saudite që është gati të bëjë çmenduri për të. Nuk përjashtohet as MLS.

Megjithatë, duket se Pleshti preferon të qëndrojë në Europë akoma edhe për pak kohë dhe për këtë arsye hipoteza Barcelona bëhet akoma edhe më shumë konkrete.

Drejtuesit blaugrana kanë dalë hapur, kontaktet janë zhvilluar, dhe duket se të dyja palët kanë dëshirë të ribashkohen. Për t’u kthyer në Camp Nou, Messi duket se i ka kërkuar që tani disa blerje ish-klubit të tij dhe natyrisht të tre argjentinas.

Lojtari i parë që Messi do të donte ta shihte te Barça është Emiliano Martinez, portier i Aston Villa-s dhe mes heronjve në Katar. Ka pasur shumë zëra në lidhje me të ardhmen e tij, edhe Inter me Roma-n janë interesuar.

Leo duket se nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me Ter Stegen, portieri aktual i skuadrës së Xavi-t, dhe kërkon më shumë siguri. Dhe kush më mirë se Dibu?

Një tjetër është Alexis Mac Allister, mesfushor i Brighton-it të Roberto De Zerbi, i cili ka shkëlqyer në Kupën e Botës. Lojtari i datëlindjes ’98 kushton të paktën 40-45 milionë euro. Siç ka bërë të ditur El Futbolero, Messi i ka kërkuar Barcelona-s ta përforcojë skuadrën edhe me një sulmues.

Dhe emri i përmendur nga shtatë herë fituesi i Topit të Artë duket se është ai i Angel Di Maria.

Të dy yjet janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kuptohen shumë mirë në fushë. Para një telefonate të Messi-t, Angel mund të harrojë edhe të kaluarën e tij te Real Madrid.

Në një moment në të cilin Juventus po provon t’i rinovojë kontratën, tundimi për të luajtur bashkë me Messi-n në Camp Nou mund të prishë përfundimisht planet e Zonjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat