Rikthehet Shabani

Futboll

Rikthehet Shabani

Nga: K.G.. Më: 12 prill 2023 Në ora: 15:17
Kryesia e Ferizajt viziton Bujar Shabanin

Futbollisti Bujar Shabani nga sott rikthehet në fushën e gjelbër.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja e klubit. 

“Presidenti i klubit ishte në vizitë tek mesfushori ynë Bujar Shabani, që tash e disa ditë ishte i shtrirë në spital. 

Bashkë me anëtarët e tjerë të stafit, presidenti Abazi u njoftua nga afër me gjendjen shëndetësore të Bujarit, ku edhe i uroi rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës. 

Bujari, siç duket e ka lënë pas lëndimit në sy dhe ka njoftuar se që nga sot do i bashkohet ekipit në stërvitje.

Luftëtarët si puna e Bujarit nuk e kanë ndryshe! Të gatshëm për aksion, duke i tejkaluar edhe pritshmëritë e fazës rehabilituese. 

Të presim ta vazhdosh shkëlqimin, Bongo”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat