​Zbulohen emrat e lojtarëve për të cilët po hetohet Juventusi

Futboll

​Zbulohen emrat e lojtarëve për të cilët po hetohet Juventusi

Më: 13 prill 2023 Në ora: 10:47
Juventusi

Juventusi po vazhdon të hetohet nga prokuroria në Itali për shkelje të dyshuara në lidhje me shit-blerjen e lojtarëve, duke fshehur mënyrën e pagesës dhe kontratat e tyre.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, janë 9 marrëveshje që kanë hyrë në lupën e prokurorit dhe janë cilësuar si të paligjshme.

Transaksionet, pasi kryheshin, depozitoheshin në Ligë si huazime me të drejta të shlyerjes. Në realitet, megjithatë, marrëveshjet parashikonin detyrim të shlyerjes, ndryshe nga ajo që ishte komunikuar.

Gjithnjë sipas mediumit të lartpërmendur, Juventusi dyshohet se ka operuar ilegalisht me Atalantën për Mattiello, Caldara dhe Romero,, pastaj me Bolognjën për Orsolinin,, Cagliarin për Cerriin, Sampdorian për Auderon, Sassuolon për Demiral dhe Traorén si dhe Udinesen për Mandragoran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat