Ancelotti: Valverde ishte spektakolar

Futboll

Ancelotti: Valverde ishte spektakolar

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:46
Ancelotti e Valverde

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me Chelsean.

‘Los Blancos’ mbrëmë mundën londinezët (2-0), në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Tekniku i madrilenëve pas ndeshjes tha se skuadra e tij bëri një ndeshje perfekte.

Megjithatë, ai thotë se Reali duhet të përsërisë të njëjtën lojë edhe në Londër për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e kësaj garë të madhe evropiane.

“Kemi luajtur një ndeshje perfekte. Duhet ta përsërisim këtë lojë edhe në Londër”, tha ai.

“Chelsea është ekip i shkëlqyer dhe ne disa momente ne u desh të vuanim.

Por, ne punuam shumë për të rifituar lojën. Jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm dhe dua të luajmë edhe më mirë në ‘Stamford Bridge’.

Çdo gjë mund të ndodhë në futboll dhe ne duhet ta menaxhojmë mirë avantazhin tonë”, theksoi Ancelotti.

Strategu italian lavdëroi paraqitjen e Valverde-s.

“Ai ndoshta ishte njeriu i ndeshjes.

Ai luajti me shumë energji dhe na ndihmoi në mbrojtje, mendojë se ishte spektakolare për mënyrën se si ai luftoi për të ndihmuar skuadrën të rifitonte topat”, ka pohuar Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat