Mesfushori i katalanasve sakrifikon 14 milion euro për të rinovuar

Futboll

Mesfushori i katalanasve sakrifikon 14 milion euro për të rinovuar

Më: 13 prill 2023 Në ora: 12:34
Barcelona

Rinovimi i kapitenit Sergio Busquets është një nga temat më të nxehta në Barcelonë.

Klubi katalanas i ka vendosur përpara një kontratë edhe për një vit. Por nuk është ky thelbi i çështjes.

Çfarë është më e rëndësishme ka lidhje me pagesën e mundshme të kapitenit. Bëhet fjalë për një ulje drastike të pagës së tij, nga 21 milionë euro që fiton aktualisht në 7 milionë.

Edhe për një Buskets që gjithë jetë ia ka kushtuar klubit katalanas është jo e lehtë të pranojë një ulje të tillë. Por për momentin, ndonëse nuk ka marrë një vendim, në klub janë optimistë me të.

Së pari, ai me dhimbje do ta pranojë ofertën për të mos e rënduar ekonomikisht klubin dhe së dyti, për dashurinë e tij, për Barçën.

Ka dhe një faktor të tretë, që kapiteni dëshiron të dalë nga dera e madhe pa përplasje me klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat