Futbollisti 15-vjeçar vdes në fushë në shtetin e rajonit 

Futboll

Futbollisti 15-vjeçar vdes në fushë në shtetin e rajonit 

Nga: K. Goca Më: 13 prill 2023 Në ora: 21:14
Pamje e fushës Samobor

Tragjedi në futbollin kroat.

Futbollisti i ri, Martin Filipçiq (15 vjeç) ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes mes Samobor dhe Dugo Selo, kanë konfirmuar në rrjetet sociale drejtuesit e klubit Bistra.

“Në këto momente të vështira që i ka kapluar gjithë sportin e Samobor dhe kroat, i dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta miqve tanë nga Samobori dhe familjes së lojtarit”, thuhet mes të tjera nga klubi.

“15-vjeçari shembullor dhe i sjellshëm papritmas u sëmurë ndërsa luante me Samoborin e tij për të fituar kundër Dugo Selo. Në minutën e 60-të të ndeshjes, Filipçiq u ankua për ligështim.

Ai i tha gjyqtarit se nuk ndihej mirë, ndaj u drejtua te mjekët pranë stolit.

Por aty i ra të fikët dhe nuk merrte frymë.

Përpjekjet mjekësore dhe mbërritja e shpejtë e ambulancës, ishin të kota pasi zemra e tij fatkeqësisht pushoi së rrahuri.

Trupi i tij u transportua për autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, gjë që tronditi të gjithë ata që e njihnin”, shkruan mediumi kroat “Jutarnj List”.

“Martin ishte një djalë i mrekullueshëm dhe një sportist i madh. Ai bënte një jetë sportive, nuk vonohej asnjëherë për stërvitje dhe jetoi për këtë sport.

Të mërkurën në mëngjes, ai më ankohej se një natë më parë nuk kishte fjetur shumë. Ai ishte i dobët dhe mezi darkoi.

Para ndeshjes, ai kishte një dhimbje koke, kështu që ai ishte pak nervoz dhe më pyeti nëse dikush kishte ndonjë gjë për dhimbjen e kokës.

Ne ia atribuonim ndryshimit të orës dhe provimeve të shkollës, për shkak të të cilave jemi të gjithë nën stres në fund të vitit, sepse, me sa dinim, Martini ynë ishte i shëndetshëm dhe në gjendje të plotë.

Të gjithë do ta dëshironin si pjesë të skuadrës, mbajeni fjalën time”, ka thënë një mik i të ndjerit Filipçiq për “Jutarnji list”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat