Maguire nuk është dakord

Futboll

Maguire nuk është dakord

Më: 14 prill 2023 Në ora: 13:17
Pamje nga ndeshja Manchester Utd - Sevilla

E pabesueshme por e vërtetë. Në avantazh 2-0 dhe siç dukej në kontroll të ndeshjes me Sevillan, Manchester United lejoi veten të rikuperohej me çerekfinalen e Europa League që përfundoi në barazim 2-2 në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” duhet të bëjnë llogaritë edhe me fatin e keq që patën në fushë, me një shtyllë të goditur dhe dy autogola të pësuar.

Protagonist në botën e “memeve”, Harry Maguire.

Sikur të mos mjaftonin gafat e së shkuarës dhe fakti që ka përfunduar në stol, këtë herë, duke u futur si zëvendësues, tersi e ndoqi sërish jo vetëm me barazimin e Sevillas, por edhe me një autogol jo pak qesharak në portën e tij.

Diçka e pabesueshme në fund të ndeshjes nga kapiteni Maguire, që, gjithsesi, ka gjetur kurajën për të dalë para kamerave, duke u shprehur.

“Mendoj që mbrojtëm mjaft mirë dhe treguam karakter.

Dukej se do të merrnim një rezultat pozitiv , por pastaj ndodhi diçka e pabesueshme.

Siç edhe e pamë, ndeshja përfundoi në barazim , por asgjë nuk është humbur, pasi gjith☼ka do të vendoset javën e ardhshme”.

Një javë ku, pa dyshim, mbrojtësi do t’i duhet të kryqëzojë gishtat edhe për pak fat, pasi me kthimin e topit në portën e tij, pas asaj goditjeje të En-Nesyrit, ka përfunduar sërish në rrjetën e humoristëve të rrjeteve sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat