Krenar për atë që ka arritur te Reali

Futboll

Krenar për atë që ka arritur te Reali

Më: 14 prill 2023 Në ora: 16:28
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Cadiz-it, duke e nisur nga pyetja që i është bërë nëse do ta ndërronte Vinicius për Haaland:

“Ata janë lojtarë fantastikë.

Të gjithë përfitojnë nga ajo që kanë.

Unë kam cilësitë e Vinicius, ndërkohë që Guardiola të Haaland.

Përbuzja nga Anglia ndaj Realit?

E vërteta është se futbolli anglez ka ekipe që konkurrojnë shumë dhe janë shumë të forta dhe kjo është arsyeja pse nuk më habit fakti që ata shfaqen në mesin e favoritëve.

Tani, e vërteta është se Evropa po dëshmon të kundërtën.

Vitin e kaluar futbolli spanjoll kishte dy skuadra në gjysmëfinale, këtë vit futbolli italian ka tre skuadra në çerekfinale.

Pra, futbolli evropian është shumë më konkurrues se sa thonë njerëzit, veçanërisht britanikët, të cilët mendojnë se kanë ligën më të fortë dhe më spektakolare, por në Evropë konkurrojnë kundër ekipeve dhe një futbolli që kanë investuar më pak, por janë shumë konkurrues.

Ndihem krenar për gjithçka, ka qenë sukses deri më tani. Shpresoj të vazhdoj, por jam krenar për atë që kam arritur. Mendoj se Perez më mbështet.

Presidenti është gjithmonë shumë i dashur me mua, do te jemi bashkë dhe një sezon tjetër, padyshim që do e respektoj kontratën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat