Arteta e pranon se Arsenalit i duhet fat në garën për titull

Futboll

Arteta e pranon se Arsenalit i duhet fat në garën për titull

Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:39
Arteta dhe Guardiola

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur sot në konferencë për media para ndeshjes kundër skuadrës së West Hamit.

Të dielën Arsenali luan si mysafir në stadiumin “London” kundër West Hamit, dhe synimi i vetëm i “Topçinjve” është fitorja që ta vazhdojnë me hapa të sigurt garën drejt titullit të Premier Ligës.

Fillimisht, Aretat tregoi se William Saliba nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës.

“William nuk është ende i gatshëm. Ai ka bërë progres të mirë dhe ne po shpresojmë që ai do të jetë i gatshëm gjatë javëve në vazhdim”, tha Arteta.

Po ashtu, trajneri i Arsenalit foli edhe për çështjen e garës së titullit me Manchester Cityn, ku e pranoi se ndonjëherë të duhet fati.

“Të duhet fati në garën për titull. Ai fat dhe ajo se çfarë mendon se që do të ndodhë. Ndonjëherë është për disa centimetra, dhe ata duhet të shkojnë si dëshiron ti”, shtoi më tej Arteta.

Arsenali momentalisht zë vendin e parë në Premier Ligë me 73 pikë, krahas Manchester Cityt që ka 67 pikë në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat