Arteta jep detaje për lëndimin e Salibas

Futboll

Arteta jep detaje për lëndimin e Salibas

Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:45
William Saliba

Mikel Arteta ka konfirmuar se William Saliba mbetet i padisponueshëm për Arsenalin pasi ai vazhdon të rikuperohet nga një dëmtim i shpinës i pësuar kundër Sporting CP.

Duke shkuar në fazën vendimtare të sezonit, Arsenali ka nevojë për lojtarët më të mirë në dispozicion në mënyrë që të mbajë gjallë shpresat për të fituar titullin e tyre të parë në Premier League që nga viti 2004.

Mbrojtësi francez Saliba ka qenë i lënduar në ndeshjet e fundit, për të cilin, Arteta lëshoi një përditësim.

Duke folur përpara ndeshjes së Arsenalit me West Ham të dielën, Arteta konfirmoi se Saliba nuk do të jetë.

“William nuk është ende i disponueshëm. Ai po përparon mirë dhe ne shpresojmë se do ta kemi në dispozicion në javët e ardhshme, por do të duhet të shohim”, u shpreh Arteta.

Saliba dëmtoi shpinën në humbjen e Arsenalit ndaj Sporting CP. Për rrjedhojë, ai ka munguar në tre ndeshjet e ligës që atëherë, por e ka parë skuadrën e tij të marr dy fitore dhe një barazim.

Arteta konfirmoi se ai është ‘jo larg’ nga rikthimi në stërvitje, duke shtuar: “Natyrisht që duhet të jemi të kujdesshëm për shkak të dëmtimit, por ai po evoluon mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat