I vuri flakën vetes para rajonit të policisë, ndërron jetë futbollisti

Futboll

I vuri flakën vetes para rajonit të policisë, ndërron jetë futbollisti

Më: 15 prill 2023 Në ora: 12:09
Nizar Issaoui dhe foto e ilustruar me flakë

Futbollisti tunizian, Nizar Issaoui, vdiq këtë të premte si pasojë e djegieve të shkallës së tretë.

Ai i vuri flakën vetes të hënën e kaluar në shenjë protestë kundër abuzimit të policisë, pasi u akuzua për terrorizëm pas  një mosmarrëveshjeje banale në lagjen e tij në rajonin Kairouan (në qendër).

“Për shkak të një sherri me një person që shet banane për 10 dinarë, shkoj në komisariat dhe më marrin në pyetje për terrorizëm. Terrorizëm për një ankesë për bananet”, ka shpjeguar i riu në një video “live” të postuar në rrjetet sociale disa sekonda para se të kryente aktin përpara komisariatit të policisë.

Përgjigje dhe kundërpërgjigje, vijon zënka Stellini-De Zerbi: E di mirë se çfarë më nervozon!

Issaoui, 35 vjeç, një ish-lojtar i ekipit Monastir Union Sportif (Divizioni i Parë), ishte baba i katër fëmijëve. Trupi i tij i pajetë u transferua këtë të premte në vendlindjen e tij, Haffouz, ku fqinjët e shumtë e pritën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetëra banorë që demonstruan para komisariatit për të denoncuar vdekjen e Issaouit, duke detyruar bizneset në zonë të mbyllen.

Në vitin 2018, vdekja e një të riu tjetër në të njëjtat rrethana ndezi një valë protestash në Kasserine (jug) kundër degradimit të kushteve të jetesës në një nga rajonet më të varfra të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat