Villarreal zhgënjen në shtëpi

Futboll

Villarreal zhgënjen në shtëpi

Më: 15 prill 2023 Në ora: 19:59
Pamje nga një ndeshje

Villarreal bie pas tre fitoresh,d uke u mundur në shtëpi nga real Valladollid.

Pas suksesit të një jave më parë në Madrid ndaj Realit, “nëndetësja e verdhë” u mund 1-2 në shtëpi, në një ndeshje ku dominuan në pjesnë më të madhe të lojës, por dy momente që nuk u treguan të kudjesshëm u ndëshkuan.

Sfida nisi me gol që në minutën e dytë, me Amallah, që arriti ta dërgonte topin në rrjetë, për të kaluar Valladollid në avnatazh.

Më pas, Villarreal shënoi me Chukëueze, por VAR sinjalizoi një pozicion të parregullt. Në pjesën e dytë, një përgjumje e mbrojtjes io dha mundësinë El Yamiq që të shënotne dhe të dytin.

Setien bëri ndryshimet e tij dhe Capoue ngushtoi diferencën e golave, por pavarësisht insistimit, deri në fund rezulati nuk ndryshoi më.

Pas këtij suksesi, Valladolid I largohet zonës së rënies, duke shkuar në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Villarreal mbetet në vendin e pestë me 47 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat