Napoli nuk “lodhet” përpara çerekfinales, mjaftohen me barazimin ndaj Veronës

Futboll

Napoli nuk “lodhet” përpara çerekfinales, mjaftohen me barazimin ndaj Veronës

Më: 15 prill 2023 Në ora: 20:02
Pamje nga ndeshja

Ashtu si Stefano Piolo edhe tekniku i Napolit, Luciano Spalletti vendosi të hidhte në fushë gjithë rezervat për ndeshjen javës së 30-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku në shtëpinë e tyre, arenën “Diego Aramando Maradona” nuk shkoi më shumë se barazimi 0 me 0 ndaj Verona-s.

“Blutë” patën disa raste shënimi gjatë 90 minutave por nuk ditën t’i shrytëzonin siç duhet, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin “e bardhë”. Mirëpo, e veçanta e kësaj sfide ishte rikthimin i “bomberit” nigerian, Victor Osimohen, i cili hyri në fushë në minutën e 73’-të të sfidës, duke konfirmuar kështu prezencën e tij në sfidën e dytë çerek-finale, të UEFA Champions League, ndaj Milanit.

Me këtë barazim Napoli shkon në kuotën e 75 pikëve dhe vazhdon qetësisht marshimin drejt titullit kampiont të Serie A.

Ndërkaq, në krahun tjetër Verona është ngjitur në kuotën e 23 pikëve dhe ndodhet vetëm 3 pikë pas Spezias, duke mbatjur gjallë shpresat për “mbijetesën” në elitën e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat