Nedim Bajrami e nis titullar me Juventusin

Futboll

Nedim Bajrami e nis titullar me Juventusin

Më: 16 prill 2023 Në ora: 18:01
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami nuk po arrin ta gjejë veten as te Sasuolo.

Shpeshherë mesfushori shqiptar i ka nisur ndeshjet nga stoli, duke mos e bindur trajnerin për të pasur një vend titullari.

Megjithatë lojtari i Kombëtares ka shansin e artë sot në orën 18:00.

Sasuolo do të përballet me Juventusin dhe Nedim Bajrami do të luajë nga minuta e parë.

Lojtari kuqezi ka treguar se di të ndizet gjithmonë kundër ekipeve të mëdha në Serinë A dhe shpresa mbetet për të lënë gjurmë pozitive në këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat