Dalipi zbulon detajin për trasferimin e Simonit te Frankfurti

Futboll

Dalipi zbulon detajin për trasferimin e Simonit te Frankfurti

Më: 16 prill 2023 Në ora: 23:22
Dalipi

Në një periudhë kur porta e Kombëtares shqiptare gjendet në vështirësi, Simon Simoni del në skenë si një alternativë për të mbrojtur katërkëndëshin e kuqezinjve.

Edmond Dalipi e sheh portierin 19-vjeçar si të ardhmen e ekipit tonë kombëtar, si dhe ka zbuluar edhe një detaj mjaft interesant për transferimin e tij te Ajntrakti i Frankfurtit.

Dalipi ka treguar se skautët e klubit gjerman e panë nga afër portierin në ndeshjen kundër Flamurtarit, në të cilën ai pësoi 5 gola.

Por besimi te cilësitë e Simonit ishin të palëkundura dhe goleada e pësuar nuk ndikoi aspak në transferimin e tij në Gjermani.

“Portierët kanë jetëgjatësi më të madhe në futboll, sepse e nisin karrierën më vonë.

Por ky kishte fatin që në moshën 17 vjeç luajti në Superiore. Ai ka të gjitha cilësitë që duhet të ketë një portier.

Është i mirë me daljet e tij, di të luajë në lojën me këmbë. Madje po ju tregoj diçka.

Ndeshjen që kanë ardhur për ta parë gjermanët, ne kemi luajtur me Flamurtarin dhe jemi mundur 1-5. I marrin të gjitha ata, i shohin, nuk ka rëndësi sa gola pëson. Ai është e ardhmja e ekipit kombëtar”, ka zbuluar Edmond Dalipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat