Kanceri i merr jetën ish-mesfushorit

Futboll

Kanceri i merr jetën ish-mesfushorit

Më: 17 prill 2023 Në ora: 12:39
Luis Marquez Martin

Luis Marquez Martin, mesfushori i Real Betis gjatë viteve nëntëdhjetë (1989-2000) dhe më vonë i Real Valladolid ka humbur jetën këtë të hënë në Sevilla në moshën 51-vjeçare si pasojë e kancerit.

Lajmin e ndarjes nga jeta të ish-futbollistit e bëri publik vetë klubi i Real Betis në një reagim në faqen zyrtare.

Luis Marquez bëri debutimin e tij me Betis më 25 shkurt 1990 në një ndeshje kundër Palamos.

Që nga sezoni 1991-1992, mesfushori u bë titullar i rregullt i Betisit të viteve nëntëdhjetë, fillimisht si mesfushor, pozicionin e tij natyral dhe më vonë si mbrojtës i djathtë, pozicion në të cilin shfaqi futboll të fuqishëm dhe cilësor.

Në nëntë sezonet e tij në Betis, Luis Marquez luajti 202 ndeshje zyrtare, 166 në kampionat, 32 në Kupë, 2 në Kupën e Fituesve të Kupave dhe 2 në Kupën UEFA dhe shënoi 15 gola.

Për vite me radhë, Luis Marquez kishte luftuar kundër sëmundjes vdekjeprurës që e detyroi atë t’i nënshtrohej edhe operacioneve, por në fund nuk ia doli të fitonte ndeshjen më të fortë të jetës së tij, atë kundër vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat