Interi kërkon gjysmëfinalen e Champions League

Futboll

Interi kërkon gjysmëfinalen e Champions League

Më: 18 prill 2023 Në ora: 12:27
Pamje nga ndeshja e parë Benfica - Inter

Inter po ëndërron dhe pas rezultatit 2-0 në ndeshjen e parë në “Da Luz” synon gjysmëfinalen e Champions League të mërkurën në mbrëmje.

Nëse zikaltërit do të mundësonin këtë kalim në fazën tjetër të Champions League, do të mbushnin arkat me të paktën 20 milionë euro të tjera.

Zikaltërit deri më tani kanë arkëtuar plot 68 milionë euro këtë sezon nga UEFA për rrugëtimin në Champions League.

Nëse shkojnë në finale dhe nëse e fitojnë trofeun, të ardhurat do të jenë akoma edhe më të larta, duke marrë parasysh edhe fitimet e mëdha nga marketingu dhe sponsorat e ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat