Humbja në “Champions” me pasoja të për Rrahmanin

Futboll

Humbja në “Champions” me pasoja të për Rrahmanin

Më: 19 prill 2023 Në ora: 11:40
Rrahmani në mes

Një barazim 1:1 në ndaj Milanit, ka larguar Napolin nga Liga e Kampioneve duke i dhënë fund shpresës për një biletë në gjysmëfinale.

Por, përveç humbjes Napoli do të duhet që të rikuperojë edhe 3 futbollistë që u dëmtuan ndaj Milanit.

Mario Rui, Politano dhe Amir Rrahmani u detyruan që të largohen nga fusha e blertë si pasojë e dëmtimeve.

Rui dhe Politano nuk arritën që të mbyllnin një pjesë, ndërkohë që Rrahmani u zëvendësua në minutën e 74 të ndeshjes, për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Koha e rikuperimit për 3 futbollistët ende nuk dihet, por sipas mediave italiane, e sigurt është që Luçiano Spaleti duhet që të planifikojë ndeshjen e radhës ndaj Juventusit pa shërbimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat