Ronaldo rrezikon burgun

Futboll

Ronaldo rrezikon burgun

Më: 20 prill 2023 Në ora: 12:28
Ronaldo

Kristiano Ronaldo u bë protagonist në ditët e fundit në Arabi, aty ku është pjesë e skuadrës së Al Nasr.

Në ndeshjen direkte ndaj Al Hilal, Cristiano Ronaldo u përfshi në një incident me tifozët vendas, duke bërë edhe një gjest të turpshëm.

Pas përfundimit të takimit, tifozët e Al Hilal po thërrisnin në kor emrin e Leo Messit, teksa Cristiano Ronaldo ka bërë me shenjë duke iu treguar organin gjenital.

Në lidhje me këtë, Nouf bin Ahmed një avokat dhe këshilltar i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar arrestimin dhe dëbimin e Kristiano Ronaldos. Avokati do të paraqesë në Ministrinë Publike të Arabisë Saudite një peticion për këtë dënim.

“Sjellja e Kristianos është krim.

Veprimi i pahijshëm në publik është një nga krimet që dënohet me arrest dhe me dëbim nëse kryhet nga persona të huaj.

Për këtë arsye, do të bëjmë një peticion në Ministri”, u shpreh avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat